Ferizaj

Gëzim Kokollari kërkon reform të shpejtë në LDK- në e Ferizajt

By FerizajPress

June 19, 2021

Zgjedhjet e fundit nacionale, kanë qenë zgjedhje që LDK ka marr një rezultat i cili ka qenë i pa kënaqshëm si për anëtarët e saj po ashtu edhe për strukturat të cilat kanë punuar me përkushtim. Si pasojë e këtij rezultati , pashmangshëm që do duhej reflektim në të gjitha nivelet dhe një reformë që do ta ngriste LDK-në.

Kjo reformë ka filluar menjëherë pas zgjedhjeve nacionale, kuvendi zgjedhor ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e LDK-së në nivel qendror. Por pasi që ky riorganizim po bëhet në prag të zgjedhjeve komunale është e pamjaftueshme pa një riorganizim në të gjitha nivelet.

Ferizaj meriton të qeveriset nga Lidhja Demokratike e Kosovës, prandaj Lidhja Demokratike e ka për obligim që t’ia prezentoj kandidatin për kryetar dhe ekipin më të mirë qytetarëve tonë, në afat sa më të shpejtë, ka shkruar Gëzim Komollari, asamblist komunal nga radhët e LDK-së në Ferizaj.