Lajme

Getuar Besimi aderon në PDK

By FerizajPress

April 25, 2016

Kuvendari i Kuvendit Komunal, Getuar Besimi, i cili ishte pjesë e listës së Iniciativës Qytetare të Prizrenit, sot do të aderojë në PDK.

“ Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin e degës së PDK-së, në Prizren, me c’rast me një solemnitet rasti do të bëhet pritja e aderimit në PDK të kuvendarit të Kuvendit Komunal Getuar Besimi, i cili deri më tani ishte pjesë e listës së Iniciativës Qytetare të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Prizren.

“Ceremonia solemne e aderimit bëhet sot me datë (25.04.2016) në ambientet e “Kompleksit Evropa” duke filluar nga ora 20:00”./PrizrenPress