Ferizaj.15.11.2016. Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), kanë pasur mundësi që të dëgjojnë një ligjëratë nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Safet Gërxhaliu, i cili me bashkëpunëtorë e ka vizituar Universitetin.
Filllimisht, kryetari Gërxhaliu është pritur nga rektori i USHAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe në këtë takim është biseduar rreth lidhjes së ekonomisë me arsimin, programeve studimore në Universitet, marrëveshjeve që janë nënshkruar tashmë nga Universiteti për punën praktike të studentëve, prej të cilave edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Kosovës.