Lajme

Gërvalla: Nëse do të kishim liderë serioz, Nikoliq s’do të kërcënonte (Video)

By FerizajPress

January 18, 2017

Donika Gërvalla, vajza e veprimtarit Jusuf Gervalla, me rastin e 35-vjetorit të vrasjes se vëllëzërve Gërvalla dhe Kadri Zekes, duke komentuar gjendjen e fundit në veri të Kosovës ka thënë se lidershipi i vendit duhet me pasë kujdes dhe mos me ra në kurthet e Serbisë.

Ajo përmes një lidhje në Skype në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum, ka thënë se duhet me pasë kujdes dhe se duhet me i tejkalua këto provokime të vazhdueshme serbe.

Sipas saj ajo vazhdimisht ka sensibilizuar edhe mediat në Gjermani se më së paku një luftë e re në Ballkan i duhet Kosovës.

Gërvalla ka theksuar se nevojitet një aksion i duhur i Qeverive Ndërkombëtare që me i dhënë urdhër KFOR-it në mënyrë që ata me rrëzua murin.

Kjo sipas saj kishte me qenë një sinjal i qartë, se Kosova është vend sovran dhe se vendi e ka përkrahjen e NATO-s.

Ajo ka theksuar se Nikoliqit duhet me i kallxu se Kosova është vend sovran dhe se në vend funksionojnë ligjet por edhe ato zbatohen në praktikë sa herë preket sovraniteti i vendit.

Derisa për daljen e vendit prej krize, Gërvalla ka thënë se duhet me u aktivizua krejt qytetaret por edhe lidershipi në vend, dhe me i kallxu Bashkësisë Ndërkombëtare se vendi është sovran dhe se Serbia ma s’ka vend këtu.

Vajza e Jusuf Gërvalles, ka thënë se njeriu duhet me kërkua mënyra për me dalë prej krize, t’u shtua se babai i saj dhe shumë të tjerë kanë filluar herët për me u angazhua për vendin, por ka thënë se ata padyshim qe nuk kishin vepruar me një gjuhe të butë, dhe sikur dihet ata kurrë nuk kanë qëndruar të heshtur.