Sport

Gerrard turpëron mbrojtjen dhe shënon për LA Galaxy (Video)

By FerizajPress

April 24, 2016

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, shënoi një gol tejet të bukur në fundjavë në ligën ‘MLS’.

Gerrard shënoi golin e parë të tij sezonal, në fitoren e thellë të La Galaxy me rezultat 5-2 ndaj Real Salt Lake të shtunën mbrëma.

Gerrard ishte realizuesi i golit të fundit në këtë takim në minutat shtesë të takimit, duke e çarë mbrojtjen kundërshtare para se të gjendej i vetëm përballë portierit.

Shikoni golin e mesfushorit më poshtë. /Gazeta Blic/