Sport

Gerrard për Grezdën: Është lojtar i shkëlqyer

By FerizajPress

August 30, 2018

Djaloshi nga Gjakova është pranë kalimit nga Osijek te Rangers në Skoci, për 2.5 milionë euro. Këtë e ka konfirmuar edhe Steven Gerrard, që drejton skuadrën e madhe nga Skocia. “Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan pasi ai mund të kontribuojë në fazën sulmuese”, ka deklaruar Gerrard. “Ai është shumë i shpejtë, shumë direkt dhe ka eksperiencë ndërkombëtare. Gjithçka po ecën mirë dhe shpresoj që ai të japë një kontribut të madh te ne.” Grezda do të jetë transferimi i 13 i Rangers dhe Gerrard këtë verë./Lajmi.net/