Sport

Gerrard bënë mrekullinë, Rangers në garat evropiane pas tetë viteve

By FerizajPress

August 30, 2018

Skuadra e Steven Gerrard arriti që me anë të një barazimi 1:1 si mysafir ndaj Ufa, të sigurojë kalimin tutje, falë fitores 1:0 si vendas. Kjo është hera e parë pas tetë viteve që skocezët marrin pjesë në një kompeticion evropian. Rangers u ndëshkua dy herë me karton të kuq në ndeshjen e sotshme, mirëpo dëshira e madhe e lojtarëve të tjerë nuk e bëri të duket mungesën e dy lojtarëve. Rangers po bënë punë të mirë edhe në ligën skoceze. Gerrard duket se më në fund e ka kthjellur skuadrën. Kujtojmë se Rangers kishte falimentuar pak vite më parë dhe skuadra nisi rrugëtimin nga e para duke filluar nga liga e katërt e futbollit skocez./Lajmi.net/