Lajme

Gent Cakaj përplaset me Daçiqin për Kosovën

By FerizajPress

April 13, 2019

Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj është përplasur me Ivica Daçiqin për Kosovën.

Shkak është bërë çështja e Kosovës, ku Daçiq në fjalën e mbajtur deklaroi se Serbia nuk e njeh si shtet pasi është pjesë e saj.

Daçiq tha gjithashtu se ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministerialit të Varshavës.

Por teksa Daçiq po përpiqej të largohej, fjalën e ka marrë ministri në detyrë Gent Cakaj i cili ka replikuar me homologun serb.

Cakaj në fjalën e mbajtur i kujtoi Daçiq vitet e luftës dhe vuajtjet e popullit kosovar që është detyruar të kalojë në emigrim.

“E di që po më dëgjon prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiq është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiq ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij unë kam 28 vjet refugjatë.”

Pas kësaj replike Daçiq kërkoi të merrte fjalën sërish por nuk u lejua nga drejtuesi Ministerialit, shkruan vizionplus.