Lajme

Gecaj: Politikanët serbë po i keqpërdorin vizitat në Kosovë

By FerizajPress

April 12, 2016

Politikanët serbë që po vizitojnë Kosovën kohët e fundit për të bërë fushata parazgjedhore po i keqpërdorin këto vizita, ka thënë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës,Bajram Gecaj, për Radion Evropa e Lirë.

“Është e vërtetë që në këtë fushatë, ata i kanë përdorë apo keqpërdorë për qëllime politike. Megjithatë, Republika e Kosovës e konsideron të rëndësishme që ne të vazhdojmë komunikimin, si me serbët e veriut ashtu edhe me Republikën e Serbisë, në mënyrë që situata në Kosovë, në një të ardhme të afërt, të normalizohet plotësisht”, ka thënë Gecaj.

“Kemi raste kur janë refuzuar, sikurse rasti i Sheshelit, të cilin edhe shteti i Kosovës, por edhe popullata e konsiderojnë si kriminel, i cili ka marrë pjesë dhe ka dizajnuar veprimet kriminale kundër popullatës shqiptare në Kosovë”.