Lajme

Gecaj, Arifit: Pse vëlla ofendove kryeministrin?

By FerizajPress

December 01, 2016

Gecaj ka shkruar për reagimin e Arifit ndaj kryeministrit, kur ky i fundit tha se ka ardhur koha kur Kosova po frymon lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit.

Gecaj është shprehur i befasuar nga reagimi i Arifit për këtë konstatim të kryeministrit, që sipas tij, është i përgjithsuar dhe nuk i drejtohet askujt me emër.

“E pse të mbeti ty hatri Avni, çka tu tek, çfarë zori pate që ta marrësh këtë vlerësim të përgjithshëm kaq afër zemre, dhe për më shumë pse vëlla u përpoqe ta ofendosh Kryeministrin”, ka shkruar Gecaj.

Postimi i tij i plotë:

PSE NJË REAGIM I TILLË AVNI ARIFI?

Ne nuk trillojmë e sulmojmë për të mbetur gjallë politikisht!

Duke i ju gëzuar sukseseve të Qeverisë por edhe shumë sferave të tjera të jetës tonë në përgjithësi, Kryeministri Isa Mustafa, në një postim të tij në facebook, ndër të tjera kishte deklaruar se “…vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti…”. Kështu, Kryeministri kishte shprehë kënaqësi individuale e institucionale se një dukurie të tillë të dëmshme e të pranishme kohë të gjatë ndër ne, po i vije fundi, por asnjëherë nuk ja kishte adresuar saktë këtë dukuri ndonjërit nga subjektet politike apo konkretisht ndonjë individi. Megjithatë, pasoi një reagim i shpejtë, por disi i çuditshëm dhe krejt pa sens i Avni Arifit të AAK-së i cili duke ju drejtuar kryeministrit tha, “…kur po flet për haraq e kazino shtrëngoje rrenën pak ma shumë se kurgjo tjetër s’të ka mbetë…” E pse të mbeti ty hatri Avni, çka tu tek, çfarë zori pate që ta marrësh këtë vlerësim të përgjithshëm kaq afër zemre, dhe për më shumë pse vëlla u përpoqe ta ofendosh Kryeministrin. A nuk po e sheh se është mu e vërteta ajo që na prinë neve në punën tonë. Ne nuk trillojmë e sulmojmë për të mbetur gjallë politikisht.

.