Ferizaj

Gazmend Bytyqi zgjedhet kryetar i Klubit Letrar “De Rada”

By FerizajPress

September 17, 2018

Në njoftim të lëshuar nga Klubi letrar “De Rada” thuhet Se sot (15.09.2018) u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Klubit letrar “De Rada” ku ishin të pranishëm 17 anëtarë. Pasi u raportua për aktivitet që ka zhvilluar klubi muajt e fundit u paraqit edhe situata e krijuar pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm. Nga disa anëtarë u propozua që të zgjidhet kryetari i ri me mandat katërvjeçar, por edhe anëtarëve aktual të kryesisë t’u jepet votëbesimi me mandat të plotë, meqë angazhimi i tyre dhe bashkëpunimi që kanë ofruar ka sjellë rezultate për klubin. Ky propozim u votua nga të gjithë të pranishmit ashtu siç u votua unanimisht edhe zgjedhja e kryetarit të ri. Kryesia e re Klubit “De Rada” përbëhet nga:

Gazmend Bytyçi – Kryetar, Zyrafete Shala – nënkryetare, Arsim Hamiti – sekretar, Vjollca Ahmeti – anëtare dhe Gëzim Arifi – anëtar.