Lajme

Gazi lotsjellës i opozitës në reklamën e kompanisë amerikane (Foto)

By FerizajPress

April 20, 2016

Pasi u bë lajm në mbarë botën, gazi lotsjellës që opozita e vendit përdori për të penguar seancat e Kuvendit të Kosovës tashmë është bërë edhe pjesë e një reklame.

Kompania amerikane “Magnavox”, pjesë e gjigantit “Philips”, ka përdorur një fotografi të sallës së Kuvendit të Kosovës, pas shpërthimit të gazit lotsjellës, për të reklamuar një produkt të saj, më saktësisht një televizor 3D.

“Magnavox” pretendon se pamjet që televizori i saj i shfaq duken aq reale, sa që edhe gazi duket se del nga televizori.