Ferizaj

Gazetarja e RTK-së falënderon kirurgët e Spitalit të Ferizajt

By FerizajPress

September 22, 2022

Gazetarja e RTK-së, Zejnepe Topalli Qorraj, së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka folur me fjalē miradie për mjekët kirurgë të Ferizajt, të cilët janë kujdesur për të gjatë dhe pas operacionit.

“Përfundova edhe me një ndërhyrje tjetër kirurgjike, kësaj radhe në Spitalin Rajonal të Ferizajt, prej ku dola me përshtypjet më të mira.

Në spital, hyra si paciente e rëndomtë e gjatë trajtimit më kanë bërë të ndihem si yll filmi!

Prandaj e ndiej të nevojshme të falenderoj edhe publikisht Dr. Sylejman Metushin, Dr. Riza Idrizin dhe Dr. Nijazi Vishin bashkë me personelin ndihmës për gjithë kujdesin e treguar ndaj meje gjatë dhe pas operacionit ,”- ka shkruar Qorraj pas operacionit.

Qorraj ka pasur edhe telashe të tjera shëndetësore, prandaj kujdesi për të gjatë operimit, duhej të ishte optimal. Dhe kjo nuk i mungoi për asnjë moment gjatë trajtimit në Spitalin Rajonal të Ferizajt.