Anësori me prejardhje nga Kosova, vendosi të largohet nga Stoke City ku qëndroi për dy sezone, për të zgjedhur skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp. Pas zyrtarizimit te Liverpool, Shaqiri ka dhënë intervistën e parë për faqen e klubit. Momenti më interesat i kësaj interviste është kur gazetari i drejton një pyetje rreth festimit të golave me duar. “Jemi mësuar më festimet e tua me duar. Si mendoni do të jetë ndjenja kur do të shënoni para ‘The Kop’ për herë të parë?” ka qënë pyetja e drejtuar Shaqirit.
“Jam i sigurt që do të jetë një ndjenjë e mahnitshme kur do ta shënoi golin e parë para tifozëve. Mëzi pres që të fillojë”, është përgjigjur ylli i ri i Liverpoolit./Lajmi.net/