Lajme

Gaz lotsjellës në Komisionin për Punë të Jashtme

By FerizajPress

August 09, 2016

Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur gazin lotsjellës në Komisionin për punë të Jashtme.

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme po bëhej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas debateve të ashpra, ka eskaluar situata dhe nënkryetari i Vetëvendosjes ka hedhur gaz lotsjellës.