Lajme

Gaxherri: LDK e para kurdo që të shpallen zgjedhjet nacionale

By FerizajPress

December 05, 2016

Ajo në një prononcim për zeri.info ka thënë se LDK po punon që të arrij cakun e parë në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa e pyetur për zgjedhjet lokale në Drenas, ajo është shprehur se partia ka pësuar rritje por që nuk janë të kënaqur me rezultatet.

“ Natyrisht që PDK dhe LDK kanë garuar për vendin e parë dhe të dytë. Ne si LDK kemi punuar ditë e natë për këtë pozitë. Konsideroj që kësaj radhe kurdo që të shpallen zgjedhjet do të dalim si parti e parë. Të them të drejtën zgjedhjet e djeshme kanë qenë mjaftë demokratike, ka disa shkelje që unë konsideroj se organet kompetente duhet të bëjnë punën e tyre. Nuk jemi të kënaqur me këtë rezultat”, ka thënë Gaxherri, shkruan zeri.info

Ndër të tjera Gaxherri thotë se për PDK-në është rezultat historik edhe për bastionet e tyre. Ajo shprehet se qytetarët e Drenasit kanë votuar për ndryshime.

“ Është një rezultat historik me këto bastionet e PDK-së, pasi që qytetarët kanë vendos të bëjnë ndryshimin në Drenas dhe në kuadër të kësaj LDK-ja nuk ka dal ashtu siç kemi prit, megjithatë LDK ka rritje në Drenas”, ka thënë Gaxherri.

Në anën tjetër deputetja nga LDK-ja, thotë se të gjitha subjektet partiakte kanë të cilat kanë marrë rezultate jo të mira, kanë nevojë për analiza për këto rënie në Drenas.

“ Tash nuk dua të spekuloj se çka duhet të bëjë kjo parti apo tjetra por që konsideroj se çdo subjekt ka nevojë për analiza për rënien në Drenas. Ndërsa zgjedhjet nacionale nëse janë të janë mendimit të gjitha partitë që të shkohet në zgjedhje, kjo është çështje tjetër. Ne si parti, as sot, as dje dhe as nesër nuk jemi që të shkojmë në zgjedhje, është koha adekuate për këto zgjedhje dhe duhet respektuar afati Kushtetues”, ka thënë Gaxherri.

Për fund ajo ka pohuar se shumë shpejt dega e LDK-së në Drenas do të vendos se kënd do ta mbështes në balotazh.

.