Gennaro Gattuso rrezikon të largohet nga posti i trajnerit të Milanit, ende pa filluar sezoni i ri. E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” në numrin e sotëm shkruan për mundësinë e angazhimit të Antonio Contes në postin e trajnerit te skuadra nga San Siro. Zyrtari i ri i Milanit, Leonardo ka kërkuar nga Conte të sqarojë problemet ligjore me Chelsean për t’u liruar për “Rossonerët”, përcjell “lajmi.net”. Gattuso tani është në rrezik të detyrohet të largohet nga detyra e trajnerit. /Lajmi.net/