Gatishmëri e grave për biznese
Një debat i organizuar sot në Ferizaj nga Gruaja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj ka treguar për interesimin e lartë të grave për tu marrë me biznes.
Forumi i gruas Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj këtë të hëne ka organizuar një debat me temën “Ndërmarrësia dhe zhvillimi ekonomik”.
Në këtë takim të pranishmet u njoftuar nga Ministri për Zhvillim Ekonomik Blerand Stavileci për projektet dhe hapat që po merr qeveria e Kosovës në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe mundësive për zhvillim ekonomik dhe hapje të bizneseve të reja.
Në këtë takim ishin të pranishëm Ministri I Zhvillimit ekonomik,Blerand Stavileci, Kryetarja e GDK-së Justina Pula-Shiroka,deputetja e Parlamentit të Kosovës nga Ferizaj Mexhide Mjaku –Topalli dhe deputetet Elmi Reçica dhe Agim Aliu.
Gratë nga regjioni I Ferizajt u njoftuan për projektet dhe mundësit që Qeveria e Kosovës është duke bërë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe planet për zhvillim dhe ndihmë bizneseve të vogla e në këtë rast me theks të veqant bizneseve të cilat udhëhiqen nga femrat.
Projektet dhe iniciativat e mira ne do ti përkrahim pavarësisht nga vijnë ato. Edhe përkundër pengesave politike ne po punojmë që agjendën tonë ta qojme përpara.Për këtë ne kemi sajuar një program përmes të cilit do të avantazhohen gratë në biznese.Jemi duke punuar që të avancojmë shpirtin ndërmarrës të gruas. Për këtë ne kemi edhe jemi duke punuar edhe në rajonin e Ferizajt që të kemi një program të veçant në fushën Teknologjisë Informative (IT-së) ku po takohemi me student të fushave të ndryshme e me një orientim më të madh të studentëve të fushave të programimit dhe të kompjuterizmit. Në këtë drejtim po ofrohet edhe mundësia e ndarjes së grandeve në fushën e IT-së” tha Stavileci.
Stavileci tha se një ndër projektet më të mëdha do të jetë edhe ndërtimi I termocentralit “Kosova e Re” i cili do të jetë në shërbim të biznese pasi në mungesë të rrymnës bizneset kosovare humbën me miliona euro.
Edhe Justina Pula-Shiroka tha se po punohet në projekte të cilat do të ndihmojnë ndërmarrjet dhe zhvillimin ekonomik.
“Ndërmarrësia dhe zhvillimi ekonomik është njëra nga fushat e cila ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e shtetit tonë.Në kuadër të kësaj po punojmë që të rrisim edhe pjesëmarrjen e gruas në biznese pasi sipas statistikave të fundit nga 140 mijë biznese të regjistruara në Kosovë vetëm 13% janë të udhëhequra nga femrat” tha Justina Pula-Shiroka.
“PDK dhe Ministritë po punojnë që pozicioni i femrës të jetë sa më i avancuar.Sipas statistikave 99% e grave janë të punësuara në mikrobiznese e ku afro 88% në biznese joformale. Sipas kësaj del se gruaja ende është larg proceseve të zhvillimit” ka thënë Pula-Shiroka.
Ndërsa deputetja e Parlamentit të Kosovës nga Ferizaj, Mexhide Mjaku-Topalli tha se pjesëmarrja masovike e grave në këtë debat tregon për interesimin e gruas për biznes.
“Prania e juaj masovike në këtë takim tregon për gatishmërinë e gruas që të merret me biznes.Emancipimi i një kombi nuk mundë të arrihet pa emancipimin e femrës dhe angazhimin e sajë në biznes” tha Mexhide Mjaku-Topalli.
Të pranishmet në këtë debat bënë edhe shumë pyetje në lidhje me mundësit e përfitimit të grandeve, mundësit e bashkëpunimit me organizatat që ndihmojnë bizneset dhe format e realizimit dhe aplikimit për projekte.