Ferizaj

Gati për qarkullim, nënkalimi në Nikadin (Foto)

By FerizajPress

October 22, 2022

Gjatë ditës së sotme kryetari i Ferizajt Agim Aliu me  kabinetin qeverisës  ka bërë përurimin e nënkalimit  në Nikadin të Ferizajt.

Është ky nënkalimi i katërt që siguron kalimin e sigurt të këmbësorve dhe automjeteve në dy anët e hekurudhës , një vend në të cilin kishin ndodhur aksidente të shumta.

“Sot e përuruam, duke e kthyer në një nyjë plotësisht të sigurt kalimi për vetura dhe qytetarë, rregulluar me kalimin për këmbësorë, shtegun për çiklistë, ndriçimin publik e mbjelljen e drunjve, që e bëjnë këtë vepër, si edhe projektet tjera në kuadër të transformimit urban “Bashkimi i Qytetit”, unike në vend e zgjidhje afatgjate infrastrukturore” ka thënë Aliu’

“Një tjetër vepër madhore infrastrukturore, që i lë të kaluarës, rrezikun e kalimit, duke e ditur rëndësinë e tij, vetëm për faktin e jetëve të humbura e aksidenteve që shkaktoheshin në këtë zonë skaj hekurudhës, sot e përuruam, duke e kthyer në një nyjë plotësisht të sigurt kalimi për vetura dhe qytetarë, rregulluar me kalimin për këmbësorë, shtegun për çiklistë, ndriçimin publik e mbjelljen e drunjve, që e bëjnë këtë vepër, si edhe projektet tjera në kuadër të transformimit urban “Bashkimi i Qytetit”, unike në vend e zgjidhje afatgjate infrastrukturore. Ta gëzojnë banorët e bizneset e kësaj zone dhe gjithë ferizajasit!” ka thënë kryetari Agim Aliu