Lajme

Gashi: Veseli ta shpërbëjë Parlamentin

By FerizajPress

October 25, 2016

“Atë që Kadri Veseli e ka thënë është dashur të kulmojë me një deklaratë tjetër që të shpërbëhet parlamenti. Veseli duhet ta shkarkojë këtë Qeveri”, ka deklaruar Gashi në Zona B, njofton Klan Kosova.

“Nëse ai rri konsekuent do të duhej ta shpërbëjë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje të reja”.

“Kosova po humb drastikisht. Serbia po hynë fort në Kosovë duke iu referuar dy viteve të fundit. Kurrë ma keq nuk ka qenë Kosova, qysh kur kemi shpall pavarësinë. E të gjitha këto shkojnë në llogarinë e kësaj qeverie, nën llogarinë e Isa Mustafës”.

“Nuk është me rëndësi për ne si qytetarë cila parti do të fitojë, por qytetarët asnjëherë arsye më shumë nuk kanë pasur që ta japin zgjedhjen e tyre”, deklaroi Gashi.

.