Sport

Gashi vazhdon me Ferizajn

By FerizajPress

January 24, 2020

Futbollisti Prishtina, Dren Gashi edhe për 6 muaj do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt. Gashi i cili ditë më parë u tha se po largohet nga skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka ndërruar plotësisht qëndrim duke vazhduar kështu edhe për pjesën pranverore të kampionatit me synim për ta ndihmuar Ferizajn në arritjen e objektivave.Lajmin e ka konfirmuara vet futbollisti Dren Gashi.“Po do të jem edhe për stinorin pranveror pjesë e Ferizajt me bindje që do të arrij t’i ndihmojë skuadrës në arritjen e objektivit”, ka thënë Dren Gashi i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Prishtinës, Dritës e Gjilanit.