Shkëlzen Gashi nuk u ftua nga trajneri Gianni De Biazi në dy ndeshjet e fundit me Lihtenshtajnin dhe Spanjën, ndërkohë që në media u shkrua se ka pasur edhe një “fërkim” mes sulmuesit dhe strategut italian.
Por, sipas “Sport Ekspres” klubi amerikan i Colorados, i ka kërkuar sulmuesit të mos udhëtojë drejt Shqipërisë në përballet e tetorit, pasi kishin ndeshje të rëndësishme.
Gashi duket se e ka pranuar kërkesën e klubit të amerikan, dhe pritet që të mos udhëtojë në Shqipëri edhe për ndeshjen me Izraelin pasi kampionati për Coloradon ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme në këto momente.
.