Lajme

Gashi: Ramë Maraj është hetuar për atentat ndaj Rugovës (Video)

By FerizajPress

October 11, 2016

“Ramë Maraj ishte një nga personat që janë hetuar për involvim në atentatin ndaj Rugovës”, ka thënë avokati Gashi, në emisionin Politikë në Tribuna Channel.

Gashi tha se Gjykata Speciale është formuar vetëm për hetimin e ish prestarëve të UCK-së.

“Këto letra të Thaçit drejtuar Prokurorisë Speciale, kanë konotacion politik”, tha ai.

Sipas tij, qëllimi nuk është përtej interesit personal të tij, duke thënë se Thaçi letra të tilla do të kishte mundësi të dërgonte që në vitin 2011.

“Hashim Thaçi në vitin 2011 kishte mundësi ta mbroj Kosovën. Nëse Thaçi në atë kohë do të kërkonte që të hetohej dukuria që ishte trishtuese heqja e organeve transplantuese, dhe do të parandalonte krijimin Gjykatës Speciale”, tha Gashi.

.