Gashi këshillon Shqipërinë: Mos pranoni të huajt të përzgjedhin prokurorë e gjyqtarë

By FerizajPress

July 29, 2016

Nisur nga përvoja në Kosovë, Gashi thotë se drejtësia në Shqipëri nuk duhet të lihej që të “drejtohet” nga ndërkombëtarët.

“Të huajt nuk kanë pse përzihen në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngase një shtet sovran nuk duhet ta lejojë këtë.

Nëse dikush mendon ndryshe, atëherë t’i propozojmë edhe shteteve të tjera që ne t’i dërgojmë panele nga Kosova dhe Shqipëria që të bëjnë përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Angli, në SHBA, Gjermani apo kudo tjetër në shtetet demokratike”, nënvizon Gashi.

Ai është i mendimit se korrupsioni dhe krimi janë të plotfuqishëm në Kosovë, ndërsa proceset gjyqësore janë zvarritur pafund pikërisht për shkak të tyre.

Kompetencat që kanë pasur dhe kanë ndërkombëtarët në Kosovë nuk e ka zgjidhur problemin e drejtësisë, madje ai thotë se vetëm sa e kanë thelluar.

Nëse mendohej se ka prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, ata sipas tij mund të identifikoheshin nga drejtësia shqiptare dhe jo nga të huajt.

.