Lajme

Gashi ka një dhuratë për KEDS-in: Ligjin për Obiliqin

By FerizajPress

January 17, 2017

U ka shkuar në zyre me një kopje të tij dhe ua ka dhuruar. Përfaqësuesit e KEDS-it e kanë falënderuar Gashin, me të cilin kanë diskutuar për përmirësimin e rrjetit elektrik në komunën që e drejton ai.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Komunës dhuroi një kopje të Ligjit për Obiliq përfaqësuesit të KEDS

Takim me përfaqësues të KEDS-it

Kryetari i komunës Xhafer Gashi dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë Burim Gërguri u takuan me përfaqësuesit e KEDS-it. z.Feirid Tufan dhe Avni Alidemaj .

Kryetari i Komunës më këtë raste dhuroi edhe një kopje të Ligjit për Obiliq .

  1. Gashi njoftoj për obligimet ligjore që dalin nga Ligji jo vëtëm për KEDS por edhe për kompanit tjera publik që operojnë në teritorin e Komunës .
  2. Tufan e falenderoje për vizitë kryetarin e komunës dhe per obligimet qe dalin nga Ligji .

Në takim u diskutua për përmirësimin e rrjetit elektrik në komunën e Obiliqit, ku përfaqësuesit e KEDS-it njoftuan për miratimin nga ana e tyre për vendosjen e tre trafove të reja elektrik në fshatrat dhe lagjet

  1. Siboc ( lagjja Krasniqi dhe Kongjeli )
  2. Bakshi
  3. Dardhishtë

dhe ndërrimin e trafo kullave të vjetëra në ato trafo blinda ( Obiliq , të Ratkocerte )

Të investohet ku tensioni i rrymës është nën nivelin e duhur, po ashtu njoftuan që KEDS-i është duke punuar vazhdimisht në rregullimin e komplet rrjetit të furnizimit, ndërrimin e shtyllave elektrike me qëllim ofrimin e energjisë elektrike të mjaftueshme për qytetarët tonë.

Kryetari kërkoj nga ana e KEDS që të planifikoj edhe investime në rrjet dhe trafo në Breznicë, Kozaricë , Shipitulle dhe Graboc

Kryetari i komunës i falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, konkretisht për vendosjen e trafove të cilat do të përmirësojnë furnizimin me energji elektrike për banorët e komunës sonë dhe u shpreh i gatshëm që të ndihmoi kudo që KEDS-i e sheh të arsyeshme angazhimin e komunës .