Lajme

Gashi: Arrestimi i Sylës, spektakël dhe sinjal për Brukselin

By FerizajPress

September 16, 2016

Gashi ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se me këtë arrestim të dytë të Sylës, dëshirohet t’i dërgohen sinjale edhe Brukselit, kinse këtu në Kosovë nuk ka mundësi për ofrimin e mbrojtjes së dëshmitarëve të mbrojtur në këtë rast.

“Azem Syla me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe prokurori pretendon se ka prova të mjaftueshme të tentimit të ndikimit në dëshmitar. Por, unë e përsërisë se i kemi premtuar Gjykatës që nëse dikush tenton të vihet në kontakt me dëshmitarët ne vet do të reagojmë”, ka thënë Gashi.

“Por kjo s’ka të bëjë me Azem Sylën”, pohon Gashi, duke siguruar se dikush e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur pa dijeninë e Azem Sylës.

“Por arsyeja e arrestimit mund të lidhet edhe me Themelimin e Gjykatës Speciale. Këto sinjale janë duke u dërguar në Bruksel për të bërë kinse Kosova është vend i vogël dhe dëshmitarët nuk mund të mbrohen këtu”.

Megjithatë, Gashi ka thënë se “jemi në pritje se a do të lirohet Azem Syla, apo jo”.

“Gjithsesi kjo formë e arrestimi është e dëmshme për drejtësinë në Kosovë dhe shtetin e Kosovës”.