Ferizaj

Garoj për herë të parë dhe u bë deputete, Adelina Grainca që theu pritshmëritë

By FerizajPress

February 18, 2021

Grainca garoj për herë të parë për tu bërë deputete, në kohën më të vështirë për partinë e saj, PDK-në kur dihet se dy liderët e saj Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk ishin në fushatë.

Adelina Grainca është deputetja më e re e PDK-së, e cila ka arritur votat e mjaftueshme për tu bërë deputete.

Grainca, ka lënê prapa shumë figura të njohura të PDK-së. Për kundër numrit 99 në listë, ajo është në mesin e 18 deputetëve të PDK-së.