Lajme

Ganimete Musliu: T’i thuhet mjaft Listës Srpska

By FerizajPress

October 10, 2016

 

Musliu u ka thënë se Srpska nuk ka asnjë arsye të braktisë institucionet e Kosovës.

Musliu, e cila është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, ka thënë në Tribuna Channel se ka kaluar koha kur janë bërë kompromise me këtë listë, dhe se janë sjellë me ta sikur ndaj një fëmije të vogël, duke e këshilluar.

Sa i përket çështjes se demarkacionit, ajo ka thënë se PDK është gatshme të kontribuojë në këtë çështje.

Grupi Parlamentar i kësaj partie, thotë ajo, do të jetë unik kur kjo çështje të kthehet në Kuvend. Kosova, sipas saj, nuk e ka luksin të humbë kohë më shumë në këtë kohë.

Musliu ka folur edhe për punën e Qeverisë. Ajo ka thënë se Isa Mustafës nuk i është dhënë hapësire nga opozita dhe është penguar nga ta për të qeverisur me vendin.

Për PDK-në, që sot ka shënuar 17 vjetorin e themelimit, Musliu ka thënë se është e konsoliduar, dhe e preferuar nga qytetarët.

.