Ferizaj

Gani Mahalla, i pari në Kosovë, i fundit në katund

By FerizajPress

January 17, 2019

Është interesant se kur bëhet shpallja e sportistëve më të mirë në vendin tonë, është e pashmangshme që dikujt mos t’i hyhet në hak! Në shumë komuna ka pasur zhurmë, mospajtime me shpalljen  e më të mirëve, sidomos ka pasur akuza të panumërta. Një rast interesant është edhe me njeriun që sakrifikoi shumë për sportin e Kosovës, Gani Mahalla, sidomos dha shumë në vitet rrezikshmërisë së lartë (vitet e 90-ta), gjithnjë ishin të rrezikuar nga makineria e pushtuesit serb, transmeton BotaSot.

Mahalla ka qenë i fundit në qytetin e Ferizajt si trajner ose siç thonë në popull: I fundit në katund, ndërsa i pari në Kosovë për sportin e karatesë. “Si klub me i suksesshëm tek grupmoshat 7-14 u shpall Kastrioti nga Ferizaj me trajner Gani Mahallen”, thuhet nga Federata e Karatesë e Kosovës. Me një fjalë, Ganiu i pari në Kosovë e i fundit në katund.

LAUREATËT E VITIT NË FEDERATEN E KARATESË SË KOSOVËS

Në mesin e 40 kluveve të karatesë: – Klubi i karatesë KASTRIOTI u zgjedh: “KASTRIOTI” Klubi më i mirë i vitit për grupmoshat 7-14 vjeç.

– Trajner i vitit për këto grupmosha u zgjedh GANI MAHALLA

Dhe 6 garues të cilët shkëlqyen nëpër garat e nivelit kombëtar e deri te ai botëror.

– DENISA SHABANI – VALËZA LOKI – BLINË SADIKU – DIELLZA MAHALLA – ALMA LOKI – NESRET SALIHAJ