Ish deputeti i LDK-së, njëherit ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, në një prononcim për “Bota sot”, ka demantuar ashpër pohimet e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demalijaj, ku sipas të cilit Brigada fantome “Hasan Prishtina”, për të cilën në aktakuzën nga prokurori Blakaj thuhet se është shpikë në vitin 2016, për komandant ka pasur Gani Gecin.
“Reagoj ashpër ndaj deklaratave të Shkumbin Demalis dhe të gjithë anëtareve të Komisionit shtetëror për fryrjen e listave të veteranëve”, ka thënë Geci.