Kultura-Arti

Galeria e Arteve dhe SHAF “Zef Kolombi” shpallin konkurs për Ekspozitë Kolektive

By FerizajPress

January 24, 2020

GALERIA E ARTEVE-FERIZAJ & SHAF “ZEF KOLOMBI”kanë kënaqësinë të shpallin

KONKURS

përEkspozitën KolektiveÇmimi tradicional “Gursel Sylejmani” 2020

Ftohen të gjithë artistët e artit pamorë të aplikojnë për pjesëmarrje me punimet e tyre në Ekspozitën Tradicionale Çmimi “Gursel Sylejmani 2020”.

Kushtet për aplikim:

• Artistët mund të konkurojnë me një vepër arti,• Punimi të jetë në gjendje të rregullt teknikisht dhe të pa ekspozuar në Galerinë e Arteve në Ferizaj;• Veprat të cilat janë të kornizuara në qelq, duhet të jenë të fotografuara paraprakisht dhe t’i dëgojnë fotot;• Tema është e lirë.

Procesi i Aplikimit:

• Punimet do të dorëzohen në Galerinë e Arteve çdo ditë pune prej orës: 09:00 – 15:00;• Artistët në momentin e dorëzimit të veprës duhet ta plotësojnë aplikacionin.

Afati kohor:• Konkursi i hapur është nga data 21 janar deri më 07 shkurt 2020;• Veprat do ti nënshtrohen vlerësimit dhe përzgjedhjes nga juria profesionale;

Vërejtje:• Tërheqja e punimeve bëhet jo më larg se dy javë pas mbylljes së ekspozitës.Pas këtij afati kohor organizatorët nuk mbajnë përgjegjësi për veprat.

Kontakt: +383 (0) 49 92 12 32; +383 (0) 49 92 42 28e-mail: galeria.ferizaj@hotmail.com e-mail: shaf.zefkolombi@hotmail.comAdresa: Rr. “Ramadan Rexhepi” Pn. Galeria e Arteve 70 000 Ferizaj, Kosovë.

Ekspozita kolektive është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit- Ferizaj.