Sport

Gafë qesharake e Unitedit me fanellën e Lukakut

By FerizajPress

July 23, 2018

Dhe sulmuesi belg është bërë protagonist i një gafe të klubit të tij, në nxjerrjen në shitje të fanellës së re me emrin e Lukakut. Germa “U” është transformuar në “A” dhe problemi është se një gabim i tillë është vënë re shumë vonë, duke sjellë edhe hedhjen në treg të fanellës në faqen zyrtare të klubit. Gabimi u ka rënë menjëherë në sy tifozëve, sepse fanella e Lukakut nuk është një dosido, por një nga më të shiturat te Manchester United. E të mendosh që fanella e re e “djajve” kushton 135 euro. Megjithatë, klubi ka vendosur t’i rimbursojë tifozët që kanë porositur fanellat me emrin gabim.