Fyerje e grushte ndaj prokurorit pse e bllokoi në parkim

By FerizajPress

June 17, 2016

Burime nga policia e Dibrës bënë me dije se në pranga ka rënë Arben Zeqja, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për vëllain e tij, (punonjës i sigurisë i Gjykatës Dibër). 53­vjeçari Arben Zeqja

akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim dhe goditja e Prokurorit dhe Gjykatësit”, raporton News 24.

Ndërkohë, shtetasi me iniciale T. Z, 56 vjeç, me detyrë punonjës i sigurisë në Gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Goditjes për shkak të

detyrës”.

Këta dy persona në bashkëpunim me njëri­tjetrin për shkak të një konflikti të çastit janë konfliktuar me Prokurorin pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, shtetasin T.D, në sheshin e parkingut të automjeteve të Gjykatës së rrethit Dibër.

Mësohet se 53­vjeçari kishte parkuar automjetin e tij privat në parkingun e Prokurori­ Gjykatës, ku më pas kishte parkuar edhe Prokurori, duke i bllokuar rrugën shtetasit të arrestuar.

Zeqja është konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht me Prokurorin, por pa i shkaktuar dëmtime fizike Prokurorit, ku në konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij që punon në gjykatë). Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

The post Fyerje e grushte ndaj prokurorit pse e bllokoi në parkim appeared first on Lajminet.