Sport

Futbollisti më i paguar në botë, rroga dy herë më e madhe se e Messit (FOTO)

By FerizajPress

December 07, 2016

Futbollisti më i paguar në botë është argjentinas, por jo sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

Sipas dokumentacionit të publikuar nga “Football Leaks”, Ezequiel Lavezzi – bashkëlojtar i Messit nga ekipi i Argjentinës – është i paguar gati dy herë më shumë se pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Më herët gjatë këtij viti, Lavezzi iu bashkua klubit kinez, Hebei China Fortune nga Paris Saint-Germain.

Atje ai ka rrogë me vlerë prej 400 mijë funte në javë, përcjell “Lajmi.net”.

Për dallim prej tij, Messi, i cili ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën besohet se përfiton rreth 270 mijë funte në javë, 223 mijë funte më pak se Lavezzi.

Ronaldo me kontratën e re në Real Madrid paguhet 365 mijë funte në javë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.