Ferizaj

Futbollistët e Ferizajt sot fillojnë përgatitjet për edicionin e radhës

By FerizajPress

July 19, 2019

Futbollistët e Ferizajt nesër pritet t’i nisin përgatitjet për edicionin e radhës të superligës së Kosovës në futboll. Informacione nga klubi bëjnë të ditur se stërvitjet pritet të fillojnë në ora 17 në stadiumin me bari sintetik afër Palestrës së Sportit “Bill Kllinton”.

Gjithashtu mësohet se në stërvitjen e parë do jenë të pranishëm shumica e lojtarëve që bartën barrën kryesore në edicionin e kaluar.

Bordi menagjues i klubit përmes një njoftimi ka bër të ditur se gjatë ditëve të ardhëshme klubit pritet t’i bashkohen edhe një numër i përforcimeve të reja.

Mësohet se të gjithë janë emra të njohur të futbollit kosovar. Siç dihet KF” Ferizaj” në këtë edicion do të garoj me statusin e një klubi të privatizuar.

Kjo ka bërë që edhe përgatitjet për këtë edicion të vonojnë paksa për shkak të procedurave që e kanë përcjellur klubin.