Ferizaj

Furra që po helmon qytetarët, kompetentët hedhin fajin te njëri tjetri (Foto & video)

By FerizajPress

August 27, 2016

Banorët e  e ndërtesave të banimit kolektiv në lagjen e re ka kohë që  kanë ngritur shqetësimin  për ndotjen e ambientit që po bënë furra e cila gjendet e rrethuar nga ndërtesat.

Kjo furrë sipas banorëve   është bërë burim i helmimit të ambientit dhe i hapësirave të banimit e cila sistematikisht  ndotë ajrin dhe po  helmon banorët për rreth.

Për këtë në  inspektoratin e ambientit thonë se kanë kontaktuar me pronarin e kësaj furre (Furra Sofra)  e cila gjendet në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”    dhe kanë kërkuar që kjo të pajiset me  leje  nga  kompetentët për ndotje të ambientit.

E njëjta kërkese ka muaj që gjendet në zyrën  e  zyrtarit  për ambient në komunë, Minir Haxhimusa, i cili po pret nga ekspertët e ambientit të vlerësojnë këtë situatë.

Por si duket kjo punë   po zgjatet pa ndonjë shpjegim (deri sa eksperti të “merret vesh” me pronarin)  përderisa banorët e kësaj pjese vazhdojnë  të helmohen gradualisht.

Sipas ligjeve në fuqi  (LIGJI Nr. 03/L-160) për mbrojtje të ajrit nga ndotja, kjo furrë do të duhej moti të ishte e mbyllur por si duket kompetentët nuk qajnë kokën  për këtë dhe po presin deri sa pronari të bëjë një “zgjidhje “ për këtë problem.

Se çfarë do të jetë kjo  “zgjidhje”   e këtij problemi  banorët e kësaj pjese janë shumë skeptik.

Banorët e  këtyre ndërtesave thonë se janë ankuar në komunë por si përgjigje kanë marr  arsyetimin se këto banesa janë ndërtuar  më vonë dhe si duket kjo po i jep të “drejtë”  pronarit të furrës t’i helmoi këta njerëz pa i dhënë llogari askujt.

“Në një shtet ligjor ku ekzistojnë  edhe  ligjet shumë mirë të përcaktuara (e për këtë ekziston ligji) dikush do të duhej të shkonte në përgjegjësi për këtë helmim gradual të banorëve” thonë banorët  e kësaj  pjese të cilët hapin tjetër  po përgatiten që përmes një peticioni ti drejtohen qeverisë komunale.

Se  si  ndotet ambient nga kjo furrë mund të shihet edhe nga fotot e cila nuk është e vetmja në qytet.

Sa do të zgjasë kjo nuk dihet. Ndoshta deri sa dikush  të pësoj e pastaj  të fillojnë “hetimet”  për këto raste.