Lajme

Fuqia e Land Rover, tërheq trenin në Zvicër

By FerizajPress

August 27, 2018

Land Rover Discovery SUV arriti një rekord të pabesueshëm në Zvicër më 16 qershor 2016, kur tërhoqi nëpër hekurudhë trenin luksoz që peshon më shumë se 100 tonë.

Ky demonstrim i paharrueshëm tregoi kapacitetin që ka ky automjet, kur tërhoqi trenin i cili peshon sa një aeroplan Boeing-757.

I fuqizuar nga motori Jaguar Land Rover 180PS Ingenium, automjeti ia doli që ta bënte një rrugëtim prej 10km, duke tërhequr me sukses trenin që peshonte 58 herë më shumë se vetë vetura, transmeton Gazeta Express.

Duke përdorur teknologjitë më të reja, Discovery Sport ia doli që ta tërhiqte me sukses trenin. Më poshtë mund ta shihni videon e tërheqjes së trenit.