Të dashura Familje të Dëshmorëve e bashkëluftëtarë, të nderuar bashkëqytetarë,
Me ndjenja të veçanta respekti dhe nderimi, OVL UÇK – Dega në Ferizaj këtë vit i bashkohemi iniciativës #nenukharrojme, andaj ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij akti të përbashkët përkujtues për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.
Në kuadër të manifestimit kombëtar “Ne nuk harrojmë – Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”, më 15 Janar 2025, para objektit të Komunës së Ferizajt, në ora 19:30, do të organizohet ndezja e qirinjve për të kujtuar me dinjitet dhe dhimbje të gjithë ata që humbën jetën nga një krim që mbetet plagë e hapur për popullin tonë.
Në këtë ditë, të gjithë ne që mbajmë në shpirt idealin e lirisë dhe kujtojmë sakrificën sublime të të rënëve, ftoheni të ndezim një qiri në shenjë nderimi e respekti.Le ta bëjmë këtë akt të vogël, por me peshë të madhe emocionale e historike, për të treguar se populli ynë nuk harron asnjëherë dhimbjen e tij dhe se kujtesa jonë mbetet e përjetshme.
Veteranë të luftës së UÇK-së dhe ju bashkëqytetarë të Ferizajt, bashkohuni me ne!Të mbledhur bashkë, le t’i tregojmë botës se populli shqiptar qëndron i bashkuar përballë plagëve të tij dhe se kujtimi për ata që ranë për liri nuk do të shuhet kurrë.
Përjetësisht Lavdi!
Me respekt dhe krenari,OVL UÇK – Dega Ferizaj