Lajme

FSPE: Nesër protestë!

By FerizajPress

April 05, 2016

Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova, sapo ka paralajmëruar se nesër do ta mbaj një protestë pranë objektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqeniesë Sociale, raporton gazetablic.com

Nga përfaqësuesit e FSPE, nuk sigurohet se protesta do të kaloj e qetë, madje thonë se do të bëjnë përpjekje për ta ndërprerë energjinë elektrike të Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë në fjalë, si shenjë pakënaqësie për një mashtrim të cilin thonë se ua ka bërë kjo Ministri.

Protesta do të nisë që nga ora 12:00.

Pas protestës do të ketë konferencë për media me ç’rast, siç thonë përfaqësuesit e FSPE, do të bëhet publik mashtrimi i Ministrit të këtij dikasteri.

(Gazeta Blic)