Lajme

FSK’ja shpall konkurs për kadetë të ri

By FerizajPress

April 11, 2018

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e një kadeti që do të studiojë në Akademinë Ushtarake në Kroaci.

Ky konkurs do të jetë i hapur nga 16 deri me 24 prill të këtij viti.

Kadeti i pranuar do të kryejë studimet në Universitetin e Zagrebit të Republikës së Kroacisë.

“Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ju shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dalim përkatëse etnike” thuhet në njoftimin e publikuar.

Dokumentet përkatëse duhet të dorëzohen në kazermat e FSK-së.