FSK-KEDS 5-2 Ekipi i vetëm në Ligë Institucionale, i cili ka bilanc të qind përqind. Katër ndeshje katër fitore. Ekip i disiplinuar, i përgatitur fizikisht dhe me përkushtim për uniformën që mbajnë në supet e tyre. Ata u treguan si “ushtri e vërtetë” në këtë takim. Në anën tjetër ekipi i KEDS në asnjë moment nuk ishte ekipi i fillim sezonit. Aty ekipin mundohej ta mbante ne loje Përparim Cakolli që shënoi edhe dy gola, pjesa tjetër e ekipit nuk ishte as hija e fillim sezonit. Loja derbi e përmbylli javën e fundit dhe ekipi i FSK-se trimëron i vetëm në tabelë pas javës se katërt. Stomatologët–Fondacioni Kosovo-Luksembourg 7-3 Ekipi i Stomatologëve është befasia më e këndshme e Ligës Institucionale. Kur ke në radhët e saj lojtar cilësor si Kushtrim Prushi padyshim se do të ketë edhe rezultate pozitive. Stomatologët hyrën edhe në këtë takim me synimet e qarta për të arritur qëllimet, e që ishte fitorja dhe këtë e arritën. Fondacioni Kosovo-Luksemburg bëri debutimin e parë këtë sezon dhe padyshim se la mbresa për një ekip të komponuar mirë, i cili do te arrij rezultate më të mira në lojërat tjera me rastin e komponimit të skuadrës së Fisnik Beqirit.PRFOFAT –POLICIA 2-6 Një ndër derbit e javës ishte edhe ai mes Profave dhe Policisë. Rikthimi në portë i Luan Qerkinit sjell siguri për ekipin e Policisë. Profat luajtën ndeshje të bukur por vetëm sa patën kondicionin e duhur sepse pas kësaj flitej vetëm për një ekip dhe atë Policia. Profat luajnë lojë të bukur për sy por në kondicionin fizik sikurse edhe shumë ekipe tjera të ligës institucionale qëndrojnë prapa. Gjithashtu edhe mungesa e Besofrt Sadikut vërehej shumë. Në anën tjetër ekipi i Policisë me mungesa edhe në këtë takim por me lojtar cilësor si Mustafë Ismajli, Gjelal Selimi dhe padyshim ylli më i madh i tyre Arian Obrazhda nuk falin në këto raste.GJEODETËT- DOGANA 7-5 Gjeodetët kanë filluar të këndellen pas tri humbjeve të pësuara në tri ndeshjet duke mundur Doganierët. Ishte takim me rikthime të njëpasnjëshme. Fillimisht ishte duke udhëhequr ekipi i Gjeodetëve me rezultat 4-1 kurse ekipi i Faton Pira e ktheu rezultatin 5-4 kurse pas kësaj prapë rikthyen rezultatin në favor te tyre për të shënuar fitore. Ishte Sead prushi me tri gola të shënuara për Gjeodetët. Në anën tjetër Agron Sadiku shënoi edhe dy golla por asesi të marrin epitetin e golave vendimtare sepse ekipi i Doganeriëve nuk po korr suksese.FARMACISTËT-GJON SEREQI 6-5 Farmacist ose Apotekistët fituan ndeshjen përballë Gjon Sereqi vetëm në minutat e fundit. Ishte nata e Shpend Arifi të Gjon Sereqit dhe vetëm fati nuk ishte qe ai me karizmën e tij të sjellte pikët e plota për ekipin e tij. Ai mund të shquhet edhe si “Inzaghi” i ligës Institucionale. Gjithashtu edhe mungesa e Elhami Karaliti kishte pasojat e tij. Në anën tjetër ekipi i Farmacistëve kishte nënçmuar kundërshtarin në fillimin e ndeshjes dhe sa luhej loja nervozizmi ishte edhe me i madh tek ta. Por Besart Fejzullahu dhe Fidan Ajeti nuk menduan ashtu.KBI-KRK 6-2 Ekipi i hoxhollarëve, pavarësisht mungesave të mëdha që kishte në radhët e saj si ajo e Shkëlqim Rexhaj, arriti të shënoj fitore përballë ekipit të KRK-së. Në këtë fitore të KBI-së Florent Qerkini dhe Kemajl Halili shënuan nga tri gola. Në anën tjetër ekipi i KRK-së vetëm në pjesën e parë aq sa kishte mundësinë e kondicionit ishte e barabartë . Lojë e bukur dhe referim profesional.Raiffeisen Bank-Bifurkacioni 5-4 Raiffeisen Bank dhe Bifurkacioni zhvilluan ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës Institucionale dhe vetëm përqendrimi më i madh dhe lojtarët me përvojë të Raiffeisen Bank bën që fitorja të shkoj për ta. Në anë tjetër ekipi i Bifurkacionit në shumicën e radhës me lojë individuale edhe pse kishte lojtar cilësor në radhët e saj. Ndeshja ishte e barabarta dhe vetëm nuansnat vendosën që njëri ekip të fitojë.GJYKATA-KK FERIZAJ 5-2 Gjykata e Ferizajt kishte përballë ekipin e KK Ferizaj, në ndeshjen hapëse dhe kishte ardhur me një qëllim, arritjen e tre pikëve dhe fitoren e radhës. Gjykata e donte fitoren më shumë se sa KK Ferizaj, ekip me lojtar cilësor në radhët e saj por të cilët luajtën ndeshjen më të dobët prej fillimit të kampionatit. Gjykata në secilin repart ishe më e mirë. Loja ishte fer dhe korrekte nga dy palët, për çka meritojnë lëvdatat te dy ekipet. Ekipi i Gjykatës kthehet në luftën e më të mirit dhe do të luftoj për titull të kampionit