Lajme

FSK në punëtorin ndërkombëtare “Menaxhimi i sigurt i municioneve”

By FerizajPress

December 08, 2016

Në ketë punëtori ku po marrin pjesë përfaqësues të  68  shteteve të botes, në mesin e tyre edhe  përfaqësuesit e MFSK/FSK, drejtori i departamentit për Operacione dhe Trajnime gjeneral Brahimaj dhe Drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim, Sallova, po diskutohet për menaxhimin e sigurt të municioneve dhe parandalimin e rritjes së panevojshme të tyre duke marrë parasysh rrezikun për eksplodimet e paparashikuara që  vazhdojnë të rrisin rreziqet dhe shqetësimet humanitare.

Menaxhimi jo i sigurt i municioneve rezervë paraqet kërcenim për shoqërinë dhe shtetin si dhe mund të keqpërdoret për konflikte të armatosura, krim të organizuar dhe terrorizëm.

Po ashtu do të diskutohet edhe për sigurimin e një platforme për menaxhimin e sigurt të municioneve si dhe sfidat në implementimin e rregulloreve ndërkombëtare dhe zhvillimin e elementeve konkrete, adresimin  për menaxhim të sigurt të municioneve. /Lajmi.net

.