Në Tiranë është mbajtur dita e vizitorëve, me rastin e përfundimit të operacionit të përbashkët të ushtrimit fushor “Albanian Lion 2018”, në të cilën kanë marrë pjesë edhe një delegacion i FSK-së, në krye me komandantin e saj, gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe oficerë të lartë nga Kroacia, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuara.
Gjenerallejtënant Rama ka përgëzuar pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, pjesëmarrës në ushtrimin ndërkombëtar “Albanian Lion 2018”, për disiplinën, përkushtimin dhe profesionalizmin që ata kanë treguar gjatë operacioneve në këtë ushtrim fushor.