Sport

FSHF bëhet me seli të re (FOTO)

By FerizajPress

October 24, 2016

Aktualisht ajo ndodhet në katin e dytë të një pallati në periferi të kryeqytetit, një pozicion që nuk lidhet aspak me selinë e një institucioni kombëtar dhe aq më pak ndërkombëtar. Zhvillimet e fundit dhe rezultatet e kanë çuar futbollin kombëtar në një tjetër nivel dhe të gjitha këto kërkojnë edhe një tjetër zhvillim sa i përket imazhit të institucionit.

Parku Olimpik, i prezantuar rreth dy vite më parë si pjesë e ish-kompleksit “Dinamo”, është vendi ku do të pozicionohet selia e re e Federatës Shqiptare të Futbollit. Bashkia e Tiranës po përgatitet edhe zyrtarisht t’a kalojë në duart e FSHF-së pjesën e godinës së këtij kompleksi, prej vitesh e rrënuar dhe pa identitet.

Top Channel ka mundur të sigurojë imazhet e para të selisë moderne të FSHF-së. Të pakta janë të dhënat në këtë fazë fillestare për mënyrën sesi do të shpërndahen hapësirat, megjithatë bëhet fjalë për një lloj “Coverciano”-je shqiptare, një kompleks i ri kryesisht për futbollin.

Veç godinës moderne, e cila do të dizenjohet nga e njëjta kompani arkitekturore që ka bërë projektin e stadiumit “Loro Boriçi”, me arkitekt Peter Wilson, në këtë sipërfaqe mbi 50 mijë metra katrorë do të ketë disa fusha futbolli, basketbolli, tenisi, pistë atletike olimpike dhe pishinë olimpike. Bëhet fjalë për një projekt prej disa miliona eurosh, që do të vihet në jetë për një afat që nuk do t’i kalojë dy vitet.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

.