Ferizaj.12.11.2016. Të reshurat që po bien kanë filluar të vërshojnë pjesë të fushave që gjenden rreth fshatrave Tërrn dhe Bablak.
Banor të fshatit Tërrn kanë filluar të përgatiten dhe të presin që nëse të reshurat vazhdojnë dhe uji t’u ofrohet shtëpive të marrin masa me kohë, qofshin ato edhe për evakuim.
Edhe pse zakonisht këto zona zakonisht pas çdo reshje kanë qenë të rrezikuar kësaj radhe gjendja është paraqitur më e qetë pas hapjes së kanaleve të ujit të cilat do të derdhen në lumin Sitnica.
Zyrtarë komunal kanë bërë të ditur se kanali kryesor që derdhet në lumin Sitnicë është gati në përfundim me çka edhe kjo pjesë do të ishte më e qetë
Deri atëherë nëse reshjet vazhdojnë banorët e këtyre fshatrave dhe ekipet për emergjent kërkohet një gjendje gatishmërie.