Ferizaj

Fshati Zllatar  vazhdon të mbetet i pa mbuluar  nga sinjali i televizionit publik  RTK në rrjetin tokësorë

By FerizajPress

June 06, 2016

Ferizaj– Banorët e fshatit Zllatar të Ferizajt  vazhdojnë të mbeten të pambuluar  me rrjetin tokësor të sinjaleve televizive  e sidomos të Televizionit publik RTK , për të cilin thonë se gjithmonë kanë paguar  e asnjëherë se  shfrytëzuan. Nuk e shfrytëzuan as atëherë kur pagesa ishte e obliguar me fatura të rrymës elektrike. Por edhe vizitën e Kryeministrit  Mustafa   në inaugurimin e rrugës Zllatar-Dardani  e panë vetëm ata që shfrytëzojnë rrjetet satelitore  por jo edhe familjet të cilat nuk kanë mundësi ekonomike ta paguajnë këtë.

Për këtë  ka reaguar edhe kryetari i fshatit Zallatar, Xhevat Sallahu,  i  cili përmes një komunikate i është drejtuar Kryeministrit Mustafa  që  ndihmoi në zgjidhjen e këtij problemi.

“Vizitën tënde të sotme zoti kryeministër,banorët të cilët nuk kanë qenë prezent nuk mund ta shohin në mjete e informimit për arsye se janë të privuar nga e drejta për informim. Këtu banorët e këtij fshati  këtë mund  ta shohin të transmetuar në  të gjitha sinjalet e të gjitha TV kanaleve Serbe e Maqedone, por jo edhe të kanaleve vendore shqipe edhe pse në vazhdimësi që nga paslufta jemi ankuar . Për këtë qështje kemi nënshkruar edhe një peticion të cilin e kemi dërguar në kuvendin e Republikës së Kosovës dhe komisionit të pavarur për media . Qytetarët e kësaj ane vazhdimisht kanë paguar taksën që ka qenë për radiotelevizionin publik RTK edhe pse asnjëherë nuk janë shërbyer nga ky medium . Edhe sot rrjeti tokësor mungon në këto ane , dhe si pasojë e kësaj më së shumti pësojnë qytetarët me gjendje të rëndë sociale të cilëve ju privohet e drejta për informim. Vendit tonë i duhen vende pune, sigurime shëndetësore, siguri , luftim të korrupsionit dhe krimit ta organizuar , zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale për qytetarët” thuhet në  komunikatën lëshuar nga Xhevat Sallahu ,kryetar i fshatit Zllatar  të Ferizajt