Shkolla fillore e mesme e ulët ”Visar Dodani” në fshatin Varosh ka shënuar ditën e shkollës. Në këtë manifestim mori pjesë kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri me bashkëpunëtoret e tij, drejtues të shkollës, prindër, nxënës dhe arsimtar të kësaj shkolle.
Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri, i cili theksoi se pushtetit lokal i Ferizajt, do të bëjë gjithçka që është e mundur që të kontribuoj në arsimimin e gjeneratave të reja.