Të martë në fshatin Nerodime të Komunës së Ferizajt, ka filluar ndërtimi i zyrës së re të gjendjes civile në këtë fshat, ndërkaq në kuadër të kësaj zyre do të inkorporohet edhe biblioteka e këtij fshati.
Në vënien e gurthemelit të kësaj zyre morri pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milazim Haliti si dhe drejtorë të Drejtorive komunale.