Fshati i vogël turistik ‘pushtohet’ nga luksi, shqiptarët me super-makina (Foto)

By FerizajPress

August 06, 2016

E njohur për bukuritë dhe pastërtinë e detit, Jala prej vitesh është kthyer në destinacionin më të preferuar nga të rinjtë, por jo të gjithë shqiptarët mund t’i përballojnë pushimet atje. Çdo fundjavë me dhjetra makina të markave si Ferrari, Lamborghini, Range Rover, Benz, BMW, Audi apo Rolls Royce, çmimet e të cilave kanë shumë zero nga pas, pushtojnë fshatin e vogël në jug të Shqipërisë.

Shumë prej këtyre makinave kanë targa të huaja, por në 99% të rasteve zotërohen nga shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një paradë luksi dhe jo e zakontë për vende të varfra siç është edhe ky i yni.

.