Të mërkurën është bërë përurimi i dy zyrave të gjendjes civile në Fshatin e Vjetër dhe në fshatin Gaçkë.
Për të parë nga afër punimet që janë realizuar në këto dy projekte madhore për këto dy fshatra ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij, por edhe deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Milaizm Haliti. Me këtë rast kryetari Svarqa, tha se me këto investime po ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe cilësinë e shërbimeve në këto lokalitete.